
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është paraqitur të mërkurën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar për rastin në të cilin Prokuroria i akuzon Faton Klinakun dhe Nuredin Selmanin për kanosjen e tij.
Lidhur me këtë, komentatorja politike, Fatime Hajdari, ka thënë se kërcënimet me vrasje për shkak të bindjeve politike nuk u bënë nderë askujt.
“Në momentin që fillohet unë e vrasë këtë unë e vrasë atë veç për shkak të bindjeve ose mos bindjeve të njëjta politike kjo pastaj është absurde që nuk i bënë nder as akterëve të ish-UÇK-së dhe as askujt”, ka thënë Hajdari në “Politiko”. /Gazeta10