
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka hezituar që ta komentoj një artikull të publikuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkautorë në të cilin është edhe kryeparlamentari, Dimal Basha.
Të enjten në “Politiko”, Bajqinovci duke mos dashur të komentoj, ka thënë se ai ka kërkuar falje publike.
“Z.Basha ka kërkuar falje që është bashkautor dhe që nuk e ka shkruar atë, por unë nuk e kisha diskutuar këtë sepse nuk me takon mua. Unë kisha pas dëshirë që nëse dëshironi ta diskutoni këtë çështje, ta ftoni atë. Ai ka kërkuar falje publike, nuk flas në emër të tij”, ka thënë Bajqinovci. /Gazeta10