Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Veto brina s’ka….’ / Gashi: Sipas Ahtisarit, Lista Serbe ka të drejtë vetoje

Gazeta10
10 September 2025 - 21:19

Komentatori politik, Blerim Gashi, ka thënë se Lista Serbe ka të drejtë vetoje, sipas pakos së Ahtisaarit. 

Duke folur për ngërçin e sërishëm të krijuar në Kuvend, Gashi ka thënë se pikërisht shfrytëzimi i të drejtës së vetos që ka Lista Serbe mund të çojë në bllokim.

“Në momentin kur ti e ki konceptin e votës së dyfishtë e që i bie nja 4 deputetë serbë për me e pasë votën e dyfishtë minoritare, veto brina s’ka nevojë me pas, kjo është vetoja”, ka thënë Gashi në “Politiko”.

“Ahtisaari kur na ka pre teshat e Republikës sonë mbi parimin e demarkacisë konsucietale e ka ndërtu frymën e pakos së Ahtisaarit mbi tre parime themelore, mbijetesa e demokracisë, parandalimi i konflikteve edhe stabiliteti politik, tash pyetja e ka Lista Serbe të drejtë vetoje, po ka sipas Ahtisaarit. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.