
Kryetari i komunës së Vitisë, njëherësh kandidati edhe për një mandat, Sokol Haliti, ka thënë se kanë bërë investime të mëdha në asfaltimin e rrugëve.
Haliti në “Politiko lokale”, ka thënë se prioritet i tyre ka qenë lidhja e fshatrave e lagjeve mes vete, si dhe lidhja me komunat tjera.
“Prioritet ka qenë lidhja e fshatrave mes vete, lidhja e lagjeve, lidhja me komunat e tjera me Gjilanin, Kaçanikun edhe Ferizajn, lidhja me Maqedoninë e Veriut. Me Gjilanin jemi lidh tek rruga për Zheger, jemi lidh tash me rrugën për Stanqiq deri në kufi ku na lidh edhe me Kumanovën, ndërsa në anën tjetër jemi lidhur edhe te Kravarica, tek plantacionet”, ka thënë Haliti. /Gazeta10