Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Naim Dedushaj: Ndoshta ky pezullim është vetëm një vrejtje për institucionet e Kosovës

Gazeta10
12 September 2025 - 20:54

Aktivisti dhe lobuesi shqiptaro-amerikan, Naim Dedushaj ishte i ftuar sot në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Sot gjatë ditës ka pasur shumë reagime të ndryshme rreth pezullimit të dialogut strategjik mes Amerikës dhe Kosovës, të cilin vet Amerika e pezulloi. E kjo është një problem i madh për Kosovën, pasi që aleati i parë dhe kryesor për sigurinë në Kosovë, është vet Amerika.

Dedushaj e komentoi këtë ngjarje të sotme dhe në “Politiko” tha se asnjëherë nuk e kishte pritur dhe menduar se do të ndodhte një ngjarje si kjo e sotmja. Ai tha se ka pasur sinjale të mëhershme për këtë që ka ndodhur sot, dhe sipas tij është dashur të ketë kujdes rreth punëve që ka bërë Kosova dhe të ruhen ato marrëdhënie të vjetra që i kemi pasur me Amerikën.

Ai gjithashtu tha se ky pezullim mund të jetë ndodhta një vrejtje për institucionet e Kosovës që të kenë kujdes tash e tutje se të veprohet apo si jenë më aktiv në Washington dhe në çështjet në përgjithësi ku e vënë raportin mes ShBA-ve dhe Kosovës./Gazeta 10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.