Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Halil Matoshi: Budallallëk i liderëve, s’po dijnë me i mbajtë raportet me aleatët

Gazeta10
12 September 2025 - 21:21

Analisti politik, Halil Matoshi ishte i ftuar sot në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Sot gjatë ditës ka pasur shumë reagime të ndryshme rreth pezullimit të dialogut strategjik mes Amerikës dhe Kosovës, të cilin vet Amerika e pezulloi. E kjo është një problem i madh për Kosovën, pasi që aleati i parë dhe kryesor për sigurinë në Kosovë, është vet Amerika.

Matoshi tha se shumë më parë kishte paralajmëruar për diçka të tillë dhe se e kishte pritur plotësisht këtë, e sipas tij kjo është vetëm fillimi. Ai tha se me këto politika të papërgjegjshme dhe me një vetëkënaqësi të çuditshme, të habitshme, dihet që do të humbin aleatët.

Matoshi citoi edhe një prozë të shkurtë nga autori i famshëm Steven Levitt, i cili në librin e tij “Pse dështojnë kombet” thotë se, kombet nuk dështojnë prej fatkeqësive natyrore, thatësisë, vërshimeve, prej mungesës burimeve të ujit e të tjera, por dështojnë prej budallalëkut të liderëve të cilët nuk dinë me i mbajtë raportet me aleatët strategjik./Gazeta 10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.