
Analisti politik, Krenar Shala në “Politiko” e kundërshtoi fuqishëm deputetin e PDK-së, Artan Behramin i cili akuzoi ashpër Albin Kurtin.
Shala tha se Behrami bëri “bum” “bum” si shpejt e shpejt duke bërë propagandë e akuza, por harroi që probleme të tilla ka shfaqur edhe partia e tij.
Shala tha se partia e tij me vitin 2014 ka anashkaluar diasporën në çështjen e ndërkombtarizimit të interesave të Kosovës në perëndim, partia e tij del e shan Gjykatën Speciale, ku proponenti kryesor i saj ka qenë Amerika.
Gjithashtu Shala i kujtoi Behramit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë mësuar se si të mos e përhapim korrupsionin, por partia e tij ka qenë kampione e korrupsionit./Gazeta10