
Deputiti i GUXO në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki u paraqit përmes një viedothirrjeje në “Politiko”, ku komentoi ngjarjet e fundit në Kosovë, pas pezullimit të planit strategjik nga Amerika.
Kraki tha se ky vendim tregon një qëndrim politik të ShBA-ve, një shenjë mospajtimi prej tyre. Ai tha se Kosova është një produkt i Amerikës dhe ky produkt nuk është në interesin e Amerikës që të dëmtohet./Gazeta10