
Analisti politik, Halil Matoshi në “Politiko”, komentoi ngjarjet e fundit në Kosovë, pas pezullimit të planit strategjik nga Amerika.
Sipas Matoshit, Amerika po thotë që nëse ju na pengoni në aspektin e strategjive tona në krahasim me njohjen dhe me nxjerrjen përfundimtare të Kosovës nga ky qorrsokak, ju duhet të na dëgjoni dhe të mos bëni hapa unilateral qoftë në veri apo brenda, dhe të mos ua marrim të drejtën e përfaqësimit të komuniteteve. E sipas Matoshit, populli i Kosovës ua ka dhënë këto të drejta në këmbim të pavarësisë./Gazeta 10