Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Qyteti i mençur”, Gjini ndan detaje nga planprogrami i fushatës zgjedhore për Gjakovën

Gazeta10
14 September 2025 - 21:08

Kryetari aktual i Gjakovës e që e shpalli kandidaturën edhe për një mandat tjetër, Ardian Gjini, deklaroi se planprogrami i tij është vizion strategjik për zhvillimin e kësaj komune.

Gjini i ftuar sonte në Politiko, teksa ndau detaje tha se planprogrami së shpejti do shpërndahet tek secili banor i Gjakovës.

Janë katër grupe të cilat i kemi ndarë në projektin tonë, e kemi konceptin e tre lumenjëve dhe liqeneve, Gjakova është i vetmi qytet në Kosovë i cili i ka tre lumenjë në zonën urbane. Pjesë tjetër është trajtimi i ujrave të zeza, transporti publik e që rrugët në komunën e Gjakovës thuajse po kryhen, tranziti ka përfunduar sivjet. Koncepti tjetër është: Qyteti i mençur, i kemi nis hapat e parë, digjitalizimin e administratës. Mundemi me thanë që Gjakova sot është qyteti më i gjelbërt në Kosovë” deklaroi Gjini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.