
Kandidati për të parin e Gjakovës nga radhët e LDK-së, Shefqet Shehu, i ftuar në Politiko bëri të ditur se planprogrami i tij zgjedhor është i bazuar në tri shtylla kryesore.
Sipas Shehut, këto do ndikojnë në përmisimin e jetës së qytetarëve të kësaj komune.
“Platforma jonë do të përbëhet nga tri gjëra të mëdhaja: Gjakova e gjallë, e gjelbërt dhe Gjakova e përditshme. Në Gjakovën e gjallë do të jenë të involvuara arti, kultura, turizmi dhe ekonomia. Në Gjakovën e gjelbërt do të ketë plan mobiliteti, e ne do të fokusohemi në panelet solare. Ndërsa Gjakova e përditshme është ajo që e jetojmë çdo ditë, duke filluar nga arsimi, shëndetësia e çdo gjë tjetër” tha ai.