
Sonte në “Politiko Lokale” me Kushtrim Sadiku, janë të ftuar kandidatët për Kryetar Komune në Obiliq, Xhafer Gashi, Halil Thaçi, Shefki Salihu, Ali Krasniqi dhe Nysret Kelmendi.
Kandidati i PDK-së, Hysret Kelmendi tha se të gjithë e dimë se aty ku udhëheqë Partia Demokratike, aty ka zhvillim. Ai tregoi platformën në të cilën bazohet në 5 shtylla dhe 30 prioritete, shkruan Gazeta10.
Ai tha se kryetari i tanishëm ka 12 vite i cili nuk e ka zhvilluar komunën, por PDK-ja do ta nxjerr Obiliqin nga kjo gjendje që është.
Kelmendi së pari përmendi infrastrukturën, ku edhe përmendi një rrugë që është veçse duke u ndërtuar, në proces e sipër në qytet, e sipas Kelmendit është duke u bërë për shkak të fushatës për të marrë më shumë vota.
Kelmendi tha se do të ndërtojmë rrugën me standarde të BE-së, ku do të përfshihet kanalizimi, ujësjellësi dhe do të jetë një plan urban dhe i saktë./Gazeta10