
Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në “Politiko” tregoi se cilat komuna i synon partia e tij.
Demhasaj tha se padyshim që është Gjakova, dhe pretendonte që Ardian Gjini do t’a fitojë atë edhe pa balotazh për shkak të punëve të mira që i ka bërë atje.
Përveç Gjakovës, ai tha se edhe Deçanin, ku Bashkim Ramosaj e ka transformuar atë në një qytet qendër të turizmit.
Për Klinën tha se padyshim që do ta marrim, por mbetet të shihet me apo pa balotazh për shkak të disa partive të tjera që janë në garë ku mund të shpërndahet vota. dhe krejt në fund edhe Rahovecin./Gazeta10