
Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Vushtrrisë.
Kandidatja nga partia Nisma, Xhevahire Izmaku tha se edhe si deputete ka përfaqësuar interesat e komunës së Vushtrrisë dhe është argument i qëndrueshëm që ajo është interesuar shumë për projekte.
Ajo tha se edhe me andamentet që i ka propozuar në kuvend dhe që janë votuar, ka sjellur projekte milionëshe në Vushtrri.
“Kam pasur një siguri në çështjen e kredibilitetit për kandidaturën time për kryetare”, shtoi tutje Izmaku.