
Në “Politiko” po vazhdojnë përplasjet mes kandidatëve për kryetar komune, Qëndron Kastratit të PSD-së dhe Kadri Rrahimajt të VV-së.
Gjatë debatit, Rrahimaj akuzoi Kastratin se ka tentuar të mbyllë shkollat në disa fshatra gjatë kohës sa ka qenë kryetar. “Në Hodonoc i ke dërgu njerëzit në burg për këtë çështje, ti ke dashtë me ja mbyll shkollën Hodonocit, njëjtë edhe Koretinit,” tha ai.
Kastrati reagoi duke e kundërshtuar, duke theksuar se ai ka ndërtuar marrëdhënie të mira me qytetarët. “Ti mas pari the se më njeh mu, unë me krejt kom ndërtu marrëdhënie të mira, ti nuk ke lanë kujt pa ia ngul, pa e mashtru,” u shpreh ai.
Debati u tensionua edhe më tej kur Rrahimaj iu drejtua Kastratit me pyetjen: “A s’të vjen marre me fol kështu?” ./Gazeta10