
Komentatori politik, Halil Matoshi, ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit pritet të ketë më shumë gara të ngushta, duke vlerësuar se rreth 25 komuna do të shkojnë në balotazh, krahasuar me 21 komuna në zgjedhjet e kaluara.
Sipas Matoshit, kjo tregon një rritje të konkurrencës politike dhe ardhjen në skenë të një klase të re politike, ndonëse ka pasur edhe “riciklime” të figurave të vjetra.
“Zgjedhjet e kaluara lokale 21 komuna kanë shku në balotazh, ndërsa këtë radhë do të shkojnë 25 komuna, sepse është rrit konkurrenca, po vjen një klasë e re politike. Përpos do riciklimeve që kanë ndodh, që muj me thanë që janë ma shumë si aksidente historike për shkak të rrethanave të ndryshme, po sidoqoftë kjo e dëshmon se partitë politike në Kosovë po reformohen,” ka thënë Matoshi.
Matoshi theksoi se ky zhvillim është shenjë pozitive e demokratizimit të skenës politike dhe e përfshirjes më të gjerë të figurave të reja në garë. /Gazeta10