
Komentatori politik, Blerim Gashi, në “Politiko” ka vlerësuar se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë një rikthim të fortë, duke rritur numrin e komunave që drejton aktualisht.
Sipas Gashit, partia në pushtet mund të dalë fituese ose të paktën e dyta në renditje, megjithatë situata është bërë më komplekse për shkak të katër komunave në veri.
“Lëvizja Vetëvendosje këtë herë do të rikthehet si fituese në nivel lokal, do ta rrisë numrin e komunave nga ato që i ka dhe të shkojë, nëse jo e para eventualisht e dyta. Por tash mund të ketë problematika, sepse krejt këto kombinime me katër komunat në veri po na komplikohet kuptimi real i situatës. Komuna do të humbë PDK-ja dhe LDK-ja,” tha Gashi.
Ai shtoi se dinamika politike është më e paparashikueshme këtë vit, për shkak të konkurrencës më të madhe dhe lëvizjeve brenda partive. /Gazeta10