Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘VV dhe AAK, fitues relativë’ – Krenar Shala jep parashikimin për zgjedhje lokale

Gazeta10
05 October 2025 - 21:35

Komentatori politik, Krenar Shala, në “Politiko” ka vlerësuar se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit pritet të ketë befasi të mëdha, ndërsa si fitues relativë ai sheh Lëvizjen Vetëvendosje dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas Shalës, dinamika e garës lokale po ndryshon dhe disa komuna tradicionale po përballen me rënie të mbështetjes ndaj partive që i kanë udhëhequr për vite me radhë.

“Mendoj që fitues relativ do të jenë LVV dhe AAK. Në zgjedhjet e kaluara, nëse ju kujtohet, askush nuk e përmendte komunën e Shtimes – një bastion që nga paslufta i PDK-së – por e mori LVV. Pritet që të ketë disa komuna në këto zgjedhje që do të sjellin befasi, p.sh. Fushë Kosova. Po më duket se i ka ardhur fundi LDK-së në Fushë Kosovë,” tha Shala. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.