
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, në debatin në “Politiko” ka komentuar garën për kryeqytet dhe fushatën e rivalëve të tij.
Duke e komentuar fushatën e Bekë Berishës së AAK-së, Çeku theksoi se drejtimi i kryeqytetit kërkon qasje serioze dhe përkushtim të madh për zgjidhjen e problemeve të kompleksuara të komunës.
“Z.Berisha është duke e ba një fushatë interesante, mirëpo unë besojë që problemet e Prishtinës janë shumë serioze dhe kërkohet një qasje shumë serioze nëse ja ke mësy kreut të Prishtinës”, ka thënë Çeku. /Gazeta10