
Kandidati për kryetar komune nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili në Politiko shpalosi planprogramin e tij për kryeqytetin.
Ismaili tha nuk ka bërë plane dhe nuk ka shpalosur në programin e tij projekte të cilat zgjasin për shumë vite, siç kanë thënë kundërkandidatët e tij. Ai tha se unë do ti përkrahë projektet e tila, por që gjatë fushatës nuk i ka bërë ato premtime për projekte afatgjate.
Ismaili tha se gjatë fushatës që ai ka bërë, ka shpalosur tk qytetarët planprojekte vetëm për 4 vite mandat, dhe ka premtuar gjithashtu se nëse nuk i arrinë rreth 90% të projekteve të tij gjatë mandatit 4 vjeçar, ai nuk do të kërkojë më votë nga qytetarët.
Së fundmi, Ismaili tha se, garën për Prishtinën, ai e ka bërë më të paparashukueshme. Ai tha se terreni dhe vetë qytetarët kanë qenë ata që e kanë bërë këtë garë të paparashikueshme. Pasi që sipas tij, qytetarët janë ata që kërkojnë ndryshim.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: