Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ekrem Kastrati: Kemi punuar shumë, e kemi pritur këtë fitore pa balotazh

Gazeta10
13 October 2025 - 22:09

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati u paraqit përmes një lidhjeje telefonike sonte në “Politiko”.

Kastrati fitoi edhe një mandat në komunën e Malishevës, ku mori 53,41% të votave apo 10,907 vota nga qytetarët.

Ai la mbrapa me pak vota, Partinë Demoktratike të Kosovës me 18,91%  dhe Lëvizjen Vetëvendosje me 15,50% të votave.

Kastrati në “Politiko” tha se e kishte pritur një fitore të tillë edhe pa balotazh, sepse sipas tij, kanë punuar jashtëzakonisht shumë në këtë komunë, prandaj edhe i kanë  besuar qytetarët.

Kastrati tha se ka qenë një punë e mirë me projekte të shumta e projekte të mëdha urbanistike në qendër të Malishevës, por edhe në fshatra gjithandej.

Ai tha se puna dhe angazhimi në të gjitha drejtimet që lidhen me qeverisjen lokale, kanë avansuar në secilin aspekt prandaj edhe kemi pritur këtë rezultat./Gazeta10

Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje nga Kastrati:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.