Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Smajl Latifi: Në çfarëdo opsioni ne jemi fitues, koalicion kërkoj vetëm nga qytetarët

Gazeta10
13 October 2025 - 22:27

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.

Latifi doli i pari në rezultatet preliminare në Rahovec, ku mori 37,28% të votave apo 7,373 vota nga qytetarët, shkruan Gazeta 10.

Smajl Latifin e futi në balotazh, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Dula  me 23,92% të votave apo  4,731 vota gjithsej dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, cili ishte i afërt me vota me Lëvizjen Vetëvendosje, me 23,24% të votave apo 4,597 vota gjithsej.

Mund të ndryshojë rezultati pasi që votat e mërgatës janë akoma të panumëruara, por në çfarëdo opsioni ne jemi fitues, bindshëm do të fitojmë, tha Latifi.

Ai tha se për vite me radhë janë në komunikim me qytetarët dhe besonte se ata do ta vlerësonin angazhimin e madh, punët e shumta dhe vizionin që e kanë për 4 vitet e ardhshme. E për këtë arsye, do ta kërkonte koalicionin direkt nga qytetarët./Gazeta 10

Ndiqeni videon për më shumë detaje nga Latifi:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.