
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.
Ramosaj fitoi edhe një mandat në komunën e Deçanit, ku mori 51,57% të votave apo 7,866 vota nga qytetarët, shkruan Gazeta 10.
Ai la mbrapa me pak vota, Lidhjen Demokratike të Kosovës me 21,12% të votave dhe Partinë Socialdemokrate PSD me 11,73% të votave.
Ramosaj tha se kishin pritur rezultat më të lartë, por mbi të gjitha fitorja është e rëndësishme.
Ai tha se ky rezultat, për Deçanin dhe për AAK-në është një stabilitet dhe përkushtimi duhet të jetë permanent non-stop karshi kërkesave të qytetarëve dhe trajtimit të tyre me njerzillëk dhe me seriozitet./Gazeta10
Ndiqeni videon për më shumë detaje nga Ramosaj: