Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Gazetarë e media të Serbisë’ – Përgjigjet Albin Kurti: Asnjëherë nuk i kam quajtur mediat e Kosovës si të Serbisë, këtë e kam pasur vetëm për një media

Gazeta10
11 December 2025 - 20:52

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ftuar special në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, komentoi rastet ku i ka quajtur gazetarët dhe mediat si “Gazetarë të Serbisë” dhe “Media të Serbisë”.

Kurti ui përgjigj pyetjes së Sadikut, ku tha se nuk ka qenë e vërtetë që i ka quajtur të gjithë gazetarët dhe mediat si pjestarë të Serbisë, shkruan Gazeta 10. Ai tha se nuk duhet të ketë gjithpërfshirje në  këto raste, sepse e kishte thënë për një media të caktuar.

“Unë asnjëherë nuk i kam quajtur mediat e Kosovës të Serbisë. Këtë e kam thënë vetëm për një medie e cila e ka regjistruar pronësinë, thua se Peja e Gjakova janë qytete të Serbisë. dihet kjo çështje, nuk ka ndryshuar dhe nuk besoj që atë çfarë kam thënë për një televizion do të duhej të vlente për të gjithë. Unë e kam bërë në mënyrë shumë të saktë dhe të  qartë dallimin dhe nuk kam nevojë që tash aty t’i fus të gjitha mediat sepse kjo nuk do të ishte e vërtetë.”, shtoi tutje Kurti./Gazeta10

Ndiqeni deklaratën e plotë:

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.