Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Albin Kurti për “heqjen” e vijave të kuqe nga PDK-LDK-AAK: Edhe kur thonë se nuk kemi vija të kuqe, e kanë që mos të ju ikë ndonjë votues atyre

Gazeta10
11 December 2025 - 23:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” komentoi deklaratat e kryetarëve të partive tjera, të cilët kanë thënë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt politik, e as për Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurti u habit nga kjo që i tregoi Kushtrim Sadiku, pasi që sipas Kurtit, po të mos kishte vija të kuqe, do të ishin formuar institucionet me kohë dhe nuk do të kishim pasur një vit me kaq shumë probleme për të formuar qeveri të re, shkruan Gazeta 10.

“Ata edhe kur thonë se nuk kemi vija të kuqe, besoni e kanë se mos po ia marrin ndonjë votues Vetëvendosjes, ose mos të ju ikë ndonjë votues atyre. Pra duke u treguar një çik deklarativisht, më konstruktiv, synimi është që ta përmirësiojnë rezultatin elektoral. Nuk ka të bëjë asgjë, për bindjen time, me qasjen bashkëpunuese apo dashamirëse për qeverinë tonë e cila është më e mira në Kosovën e pas luftës”, shti tutje Kurti./Gazeta 10

Ndiqeni deklaratëne  plotë:

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.