
Analisti politik, Fidan Rama, në emisionin Politiko deklaroi se fushata zgjedhore e këtij viti po zhvillohet ndryshe nga herët e kaluara, duke e cilësuar atë si kryesisht procedurale.
Sipas Ramës, kjo po ndodh për herë të parë në historinë e zhvillimit të zgjedhjeve në Kosovë.
“Fushata elektorale për herë të parë në historinë e zhvillimit të zgjedhjeve në Kosovë po ndodh krejtësisht procedurale. Është kalimi i ditëve dhe takimi me elektoratin, sepse besoj që elektorati është tërësisht i vendosur se kë ka me e votu më 28 dhjetor. Mospjesëmarrja në debate nuk do të thotë se qytetarët nuk janë të interesuar të dinë se çka po ndodh në fushatë”, ka deklaruar Rama.