Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Muharremaj: Dëmet nga vërshimet në Suharekë janë të konsiderueshme, komuna pa buxhet por në terren

Gazeta10
06 January 2026 - 20:47

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në emisionin Politiko  foli  rreth gjndjes së krijuar nga vërshimet, duke bërë të ditur se kjo komunë është prekur ndjeshëm nga reshjet e fundit.

Sipas tij, dëmet janë të konsiderueshme, megjithatë vërshimet kanë qenë të përsëritura ndër vite dhe falë punës së bërë me ekspertë të fushës, pasojat janë minimizuar.

“Ne ekspertët tanë do t’i nxjerrim në terren, do t’i drejtohemi Ministrisë dhe sidomos Emergjencave, sepse e kemi obligim ligjor. Do të hartojmë një raport dhe do ta dorëzojmë, pastaj ato procedohen në ministritë përkatëse,” deklaroi Muharremaj.

Ai theksoi se Komuna e Suharekës nuk ka buxhet të mjaftueshëm për përballimin e dëmeve, por pavarësisht kësaj, institucionet komunale do t’i kryejnë obligimet e tyre.

“Ne nuk kemi buxhet, por do t’i kryejmë punët tona,” u shpreh ai.

Gjatë intervistës, Muharremaj tërhoqi vëmendje edhe me paraqitjen e tij në terren, duke bërë të ditur se çizmet që kishte veshur i ishin dhuruar nga një mërgimtar, si shenjë solidariteti në këtë situatë të vështirë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.