Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit

Gazeta10
30 July 2026 - 8:07

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të shënojnë rritje.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 36 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë kryesisht e dobët, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë. Në disa zona, gjatë orëve të pasdites, mund të paraqiten erëra lokale.
Instituti u bën thirrje qytetarëve që, për shkak të temperaturave të larta, të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell gjatë orëve të mesditës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.