Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Se çka tutje, pyesni ata që vendosën ta çojnë Kosovën në fazë të paqartë

Gazeta10
02 September 2026 - 18:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, foli shkurt për medie.

Abdixhiku tha se rëndësi të veçantë kanë njoftimet kur ka kanë proceset diskutuese, duke theksuar se tash duhet të vlerësohen vendimet që, sipas tij, e kanë futur Kosovën në një fazë të paqartë.

“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në parti, Si e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake . Se çka tutje, duhet ti pyesni ata që vendosën ta çojnë Kosovën në një fazë të paqartë”, deklaroi Abdixhiku.

I pyetur nëse do të vazhdojnë takimet mes tij dhe Kurtit, Abdixhiku është përgjigjur se përpjekjet do të ketë, por sipas tij, numrat janë ata që janë.

 

Ndërkaq detaje ka dhënë edhe gazetarja e Kanal10, direkt nga Kuvendi, Blerina Mustafa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.