Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zhvilimet në Hagë,Cani: Kisha përshtypjen që Prokuroria e ka humbur rrugën me dëshmitarët e diskutueshëm

Gazeta10
15 September 2026 - 21:20

Gazetari Bahri Cani ka folur për procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se i ka përcjellë proceset gjyqësore atje që nga koha e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq.

Cani tha se gjatë këtij procesi ka qenë e mundur të krijohej një ide për dëshmitarët dhe peshën e dëshmive të tyre, ndërsa vlerësoi se Prokuroria, sipas përshtypjes së tij, është përballur me dëshmitarë të diskutueshëm.

Megjithatë, ai theksoi se në proces ka pasur edhe dëshmi që mund t’i kenë rënduar të akuzuarit dhe për këtë arsye, sipas tij, është e vështirë të parashikohet vendimi përfundimtar.

“Unë i kam përcjellë proceset në Hagë qysh nga koha e Millosheviqit. Pak a shumë është ditur cilët janë dëshmitarët e çfarë peshe kanë, e në këtë proces kam përshtypje që Prokuroria me të vërtetë e ka humb rrugën me dëshmitarë të diskutueshëm, me dëshmi, por sigurisht që ka pas dëshmi që i kanë rëndu.

Ndaj është shumë shtirë të paragjykohet se cili mund të jetë vendimi përfundimtar.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.