Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu fton në takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
22 September 2026 - 18:53

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Burime të Kanal10 brenda Presidencës bëjnë të ditur se Haxhiu u ka dërguar ftesë familjeve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Takimi pritet të mbahet gjatë kësaj jave, ndërsa ende nuk është përcaktuar ora.

Ftesa vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Më 16 shtator, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.