Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Albin Kurti tregon arsyet e pezullimit të Dialogut Strategjik: Unë nuk mund të pres që ShBA-të të kenë qëndrim të njejtë ndaj Serbisë siç e kemi ne

Gazeta10
11 December 2025 - 22:45

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” komentoio se pse dhe si erdhi çështja deri tek pezullimi i Dialogut Strategjik.

Kurti tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë konsideruar si shum rigoroz qëndrimin e tij ndaj Serbisë, por që ai nuk mund të pristë që ShBA-të të kenë qëndrim të njejtë ndaj Serbisë ashtu siç e kemi ne, shkruan Gazeta 10.

“Ka raste kur ShBA ka konsideruar që qëndrimi im karshi Serbisë, është shumë rigoroz.

Ai tha se këtë duhet ta kuptojnë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës që pavarësisht që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë kryesor dhe miku znë special, ata nuk mund të kenë qëndrim të njejtë ndaj Serbisë, ashtu siç e kemi ne, shkruan Gazeta 10.

“Ai është komunikim i mirë i partnerëve, që nuk pajtohen për çdo çështje çdoherë. Edhe nëse nuk jemi pajtuar ndonjëherë, besoni ka qenë kryesisht për raportin tonë me Serbinë. Por unë nuk mund të pres nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kenë qëndrimin për Serbinë, qysh e ka Kosova. Ju e dini që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur Serbinë, e njohin edhe Republikën e Kosovës, janë miq e aleatë, e partnera tanë, madje janë aleati i pazëvendësueshëm e partneri kyq i yni, janë edhe miku ynë special. Por është gabim si qytetarë rë Republikës së Kosovës, unë si kryeministër i vendit, të pres që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbajnë të njejtin qëndrim si unë karshi Serbisë. unë kam një qëndrim më të avancuar, besoj unë”, shtoi tutje Kurti./Gazeta 10

Ndiqeni deklaratëne  plotë:

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.