
Top Channel gjatë natës së djeshme ishte në ditë zie dhe kështu që ata nuk kanë mbajtur spektaklin e Big Brorther VIP Albania gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta10.
Kjo pas sulmit terrorist ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i kësaj godine, Pal Kokaj.
Kështu për ta hequr mendjen e banorëve rreth kësaj tragjedie në shtëpinë e famshme janë futur dy opinionistët e spektaklit, Zhaklin Lakatari dhe Arbër Hajdari.
Dyshja kanë shijuar darkën bashkë me banorët e BBVA në oborrin e shtëpisë së famshme./Gazeta10