
Komentatori politik, Arton Demhasaj në “Politiko” komentoi gjuhën e ashpër të cilën subjektet politike në vendin tonë e përdorin herë pas here, sidomos në fushata zgjedhore e në seanca kuvendare.
Demhasaj tha se Kurti kishte filluar fushatën parazgjedhore pasi e pa rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi që nuk i mori 500 mijë votat e kërkuara nga qytetarët. Ai tha se pas kësaj Kurti ka filluar me ofendime e fyerje ndaj subjekteve tjera politike dhe duke treguar se nuk do të bëjë qeveri me asnjë parti tjetër, shkruan Gazeta 10.
“Fushata parazgjedhore ka nis me 9 shkurt. Kur janë shpall rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, kur Albin Kurti nuk ka arritë me i marrë 500 mijë vota qysh ka kërku dhe ka fillu me ofendime dhe fyerje ndaj partive opozitare, ai atë ditë e ka fillu fushatën zgjedhore dhe atë ditë ka tregu që ai nuk don me ba qeveri. Edhe krejt kjo kohë prej asaj dite, deri ditën e sotit, falë Albin Kurtit që s’ka dashtë me ba qeveri ne jemi ku jemi. Përndryshe, sa i përket procedurave se qysh konstituohet kuvendi, këto janë kushtetuse, janë ligjore, madje janë edhe praktika që Kosova i ka ndërtu, kjo Kosova jonë e re, demokracia jonë e re janl ndlrtu këto praktika. Funksionet kryesore të Kuvendit janë sapo del nga zgjedhjet e çertifikohen rezultatet zgjedhore, Kuvendi funksionin e parë e ka me e konsideru vetveten e saj. Në momentin kur Kuvendi e konsideron veten e saj, atëherë funksioni i dytë është me zgjedh qeverinë. Nuk mundet Kuvendi me procedu me zgjidhje të komisioneve parlamentare për aq kohë sa nuk e ka zgjedh qeverinë, sepse nuk mundet me funksionu ai Kuvend pa qeveri. Pra, funksioni i dytë i Kuvendit është me kriju qeverinë. Kur të krijohet qeveria, atëherë i ka Kuvendi funksionet me i kriju komisionet parlamentare, kështu është e rregullume me Kushtetutë, edhe me ligje, edhe me teorinë praktike parlamentare, por edhe me teorinë dhe praktikën që e kemi ndërtu nga 2008-ta e këndej”, shtoi tutje Demhasaj./Gazeta10