Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami me propozim për SBASHK-un, pranoni 50 euro deri më 1 janar

Gazeta10
25 Shtator 2022 - 9:41

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalur me një propozim për SBASHK-un ku ka thënë se ata duhet t’i pranojnë 50 euro nga Qeveria deri më 1 janar, raporton Gazeta10.

Bajrami ka thënë se është humbur shumë për një muaj grevë dhe është humbur nga të gjithë.

Tutje, Bajrami ka thënë se SBASHK-u ta pranojë oferën e Qeverisë deri më 1 janar pastaj le të fillojë implementimi i Ligjit të Pagave.

Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Bajrami ka kërkuar që qeveria të moszbatojë ndëshkim në paga dhe që shkollat dhe qerdhet të hapen të hënën.

Këtu keni postimin e plotë:

“PROPOZIM PËR SBASHK-un DHE QEVERINË

Sot u bë një muaj që arsimi në vendin tonë është në grevë.

Kemi humbë shumë, kemi humbë të gjithë.

I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat kështu:

– Të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31.12.2022.

– Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.

– Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator.

I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa.

Shkollat dhe qerdhet të hapën të hënën.

Hykmete N. Bajrami

ish ministre e arsimit

ish ministre e financave”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.