Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bashkim Ramosaj: Fitova, por përqindjen dhe votat i kam pritur më të larta

Gazeta10
13 October 2025 - 23:16

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.

Ramosaj fitoi edhe një mandat në komunën e Deçanit, ku mori 51,57% të votave apo 7,866   vota nga qytetarët, shkruan Gazeta 10.

Ai la mbrapa me pak vota, Lidhjen Demokratike të Kosovës me 21,12% të votave dhe Partinë Socialdemokrate PSD me 11,73% të votave.

Ramosaj tha se kishin pritur rezultat më të lartë, por mbi të gjitha fitorja është e rëndësishme.

Ai tha se ky rezultat, për Deçanin dhe për AAK-në është një stabilitet dhe përkushtimi duhet të jetë permanent non-stop karshi kërkesave të qytetarëve dhe trajtimit të tyre me njerzillëk  dhe me seriozitet./Gazeta10

Ndiqeni videon për më shumë detaje nga Ramosaj:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.