Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Befason Uran Ismaili: Ne e kemi bërë garën e paparashikueshme

Gazeta10
11 October 2025 - 21:43

Kandidati për kryetar komune nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili në Politiko shpalosi planprogramin e tij për kryeqytetin.

Ismaili tha nuk ka bërë plane dhe nuk ka shpalosur në programin e tij projekte të cilat zgjasin për shumë vite, siç kanë thënë kundërkandidatët e tij. Ai tha se unë do ti përkrahë projektet e tila, por që gjatë fushatës nuk i ka bërë ato premtime për projekte afatgjate.

Ismaili tha se gjatë fushatës që ai ka bërë, ka shpalosur tk qytetarët planprojekte vetëm për 4 vite mandat, dhe ka premtuar gjithashtu se nëse nuk i arrinë rreth 90% të projekteve të tij gjatë mandatit 4 vjeçar, ai nuk do të kërkojë më votë nga qytetarët.

Së fundmi, Ismaili tha se, garën për Prishtinën, ai e ka bërë më të paparashukueshme. Ai tha se terreni dhe vetë qytetarët  kanë qenë ata që e kanë bërë këtë garë të paparashikueshme. Pasi që sipas tij, qytetarët janë ata që kërkojnë ndryshim.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.