
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami u paraqit përmes një videothirrjeje sot në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Sot gjatë ditës ka pasur shumë reagime të ndryshme rreth pezullimit të dialogut strategjik mes Amerikës dhe Kosovës, të cilin vet Amerika e pezulloi. E kjo është një problem i madh për Kosovën, pasi që aleati i parë dhe kryesor për sigurinë në Kosovë, është vet Amerika.
Behrami tha se të gjitha veprimet që i ka bërë Albin Kurti që nga dita e parë por edhe kur ka qenë në opozitë janë vetëm një reflektim i vendimit të sotëm i cili nuk ka ardhur si rrufe dhe për një ditë.
Ai tha se ky vendim është edhe një mesazh për popullin e Kosovës, pasi që sipas tij, marrëdhëniet që ShBA-të kanë me qytetarët e Kosovës dhe mosbesimin e thellë që kanë në kryeministrin Albin Kurtin i cili është lideri i pari që i ka gënjyer në mungesë të vizionit dhe në mungesë të guximit./Gazeta10