
Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha në debatin për Suharekën në “Politiko”, ka hedhur akuza ndaj kryetarit aktual Bali Muharremaj, duke e ironizuar për marrëveshje që, sipas tij, lidhen me shpërndarjen e lopëve para zgjedhjeve.
“Unë e di që e ka një marrëveshje, mendim jem është që këto janë marrëveshje para fushatës për lopë të cilat do të subvencionohen. E ka ba një marrëveshje me një kompani që do t’i shpërndaj pesë lopë këtë vit, ishalla nuk e ka ndërmend me e zgjedh edhe Miss Lopën”, tha Berisha. /Gazeta10