Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Blerim Gashi: Ky vendim është shuplaka më e madhe që ka marrë Kosova nga aleati jonë kryesorë

Gazeta10
12 September 2025 - 21:08

Analisti politik, Blerim Gashi ishte i ftuar sot në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Sot gjatë ditës ka pasur shumë reagime të ndryshme rreth pezullimit të dialogut strategjik mes Amerikës dhe Kosovës, të cilin vet Amerika e pezulloi. E kjo është një problem i madh për Kosovën, pasi që aleati i parë dhe kryesor për sigurinë në Kosovë, është vet Amerika.

Gashi tha se kjo është shuplaka më e madhe që ka mundur Kosova ta merrë nga aleati jonë kryesorë, ShBA. Siç tha edhe Presidentja Osmani që kjo punë duhet të merret me shumë seriozitet, Gashi tha se nuk është çështje për seriozitet por çështje urgjence, siç e quan Gashi, “Alarm i kuq”./Gazeta 10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.