Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Kurti po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare

Gazeta10
28 Shtator 2022 - 8:57

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish për mosplotësimin e kërkesave tash e gati pesë javë të mësimdhënësve nga Qeveria Kurti, raporton Gazeta10.

Ajo përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon ta “përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare”, teksa potencoi se shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Çitaku tutje ka thënë se Kurti dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilin që nuk pajtohet me të.

“28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneçësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë”, ka shkruar ajo.

“Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti: Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij”.

“Kjo mendësi nuk kalon”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.