Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Çollaku: Amerika ende e sheh Albin Kurtin lojtar të fortë

Gazeta10
19 January 2025 - 23:06

Rikthimi i Donald Trump në shtëpinë e Bardhë ka qenë temë debat në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Gazetari kosovar, Adrian Çollaku vlerëson se Donald Trump nuk do të këtë vija të kuqe për asnjë lider kosovar.

Sipas tij, Trump do të punojë me secilin lider që krijon qeverinë pas 9 shkurtit.

“Pavarësisht raporteve dhe përplasjeve me SHBA-të dhe gabimeve që i ka bërë Albin Kurti, megjithatë Amerika Kurtin ende e sheh një lojtar të fortë politik në Kosovë”, ka thënë Çollaku.

Tutje ai ka shtuar se Trump është i interesuar të kryej punë dhe nuk do të hezitonte të bashkëpunonte edhe me Kurtin në këtë drejtim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.