
Kandidati për një mandat të ri në Komuna e Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj, ka folur për planin e komunës për rregullimin e shtratit të Lumbardhit.
Në “Politiko lokale” me Kushtrim Sadikun, ai tha se projekti kërkon kujdes të veçantë për shkak se kjo zonë mbrohet me ligjin për qendrën historike të Prizrenit dhe është në përkujdesjen e agjencioneve të ujërave që funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
“Me fleksibilitet të këtyre agjencioneve edhe të komunës besoj që do të mund të gjejmë një zgjidhje që ta bëjmë më atraktive dhe më të bukur këtë pjesë të Lumbardhit,” deklaroi Totaj, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional për ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj zone ikonike të qytetit. /Gazeta10