Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Drenori: LDK-ja solli frymën që s’ka lidhje se a ka kualitet, por veç a ka votë

Gazeta10
10 December 2024 - 23:05

Teksa vendi ka shkuar në fushatë zgjedhore, partitë politike kanë prezantuar kandidatët e tyre në mesin e tyre imazhe publike të njohura, por jo nga fusha politike.

Këtë risi sipas Xhavit Drenorit, ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, e solli Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai në “Politiko” deklaroi se tashmë nuk ka kualitet në përzgjedhje të kandidatëve, por vetëm se a mund të fitohen vota.

“Kalkulimet në vota nuk janë më si në të kaluaren. Nëse nuk gaboj, LDK-ja ishte ndër të parat që e solli këtë lloj fryme që nuk ka kualitet, veç a ka votë dhe më nuk shikohet. I ndoqëm edhe partitë tjera, me emra të përveçshëm nuk do flas sepse është e padrejtë, por nuk e di çka sjell risi nese dikush thirret në emër të prindit ose të dikujt tjetër”, tha Drinori.

E krejt kjo, sipas tij ka rëndësi mbi peshën që bart deputeti në vete.

“Një deputet ka përgjegjësi sepse do të lexojë ligje do të shkoj në komisione e të gjitha ato paguhen me taksa tona”, tha ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.