
Në përballjen zgjedhore për Kamenicën në “Politiko”, kandidati i PSD-së, Qëndron Kastrati, dhe kryetari aktual Kadri Rahimaj, e kanë vazhduar përplasen, kësaj radhe mbi premtimet për tabelat digjitale dhe Smartboard në shkolla.
Rahimaj e quajti fyerje pretendimin e Kastratit: “Është një lloj fyerje nën vetëdijen e tij që thotë ne kemi premtu tabela digjitale e kemi ble Smartboard. Në asnjë zotim nuk e kemi thënë; planin e kemi të shkruar në programin tonë, por nuk e kemi thënë asnjëherë.”
Kastrati reagoi duke e sfiduar: “Qysh me të besu ty, e ka publiku Instituti GAP, ti tash je ka mohon çdo gjë.”
Debati u tensionua, por Rahimaj u përpoq ta qetësojë situatën: “Qetësohu, faktet e argumentet nuk duhet me ju vënë në siklet.” /Gazeta10