Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Ende pa u mbyll konkursi ka dalë lista e njerëzve të pranuar’ – Përplasen Arifi dhe Rahimaj

Gazeta10
02 October 2025 - 21:30

Në debatin për Kamenicë në “Politiko” ka pasur përplasje të ashpra mes kandidates së PDK-së për kryetare, Jona Arifi, dhe kryetarit aktual njëherish, kandidatit të VV-së, Kadri Rahimaj.

Arifi akuzoi Rahimajn për parregullsi në konkursin e fundit për punësime, duke thënë se lista e të pranuarve është publikuar në rrjete sociale ende pa u mbyllur procesi. Ajo përmendi edhe çështjen e krasitjes së drunjve, duke prezantuar kontratën ku sipas saj shifra reale është shumë më e ulët sesa ajo që ka deklaruar kryetari.

Nga ana tjetër, Rahimaj mohoi akuzat duke thënë se “asnjë listë nuk del” dhe se këto pretendime janë çështje për Prokurorinë e Shtetit. Ai shtoi se ndërmarrja publike “Dardana”, e cila tashmë ka bord nga diaspora, do të ketë për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe jo pasurimin e politikanëve.

“Në debatin radhës do ta sjell që e saktëson që një dru me krasit në Kamenicë për copë ka kushtu 158 euro, ndërsa ajo ma nuk ndodh ndërmarrja publike “Dardana” është themelu bordi është nga diaspora ata e ,mirëmbajnë, do të zgjerohet veprimtaria e tyre, nuk do të pasurohen gjepat e politikanëve por do të krijohen vende të reja të punës për qytetarët e Kamenicës”, tha Rahimaj. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.