Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Haziri për koalicionin në Vushtrri: Kurti po ‘targeton’ dhe po i maksimalizon situatat e tilla

Gazeta10
20 October 2025 - 20:56

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur pas zhvillimeve të fundit politike në komunën e Vushtrri, ku është krijuar një koalicion mes VV-së dhe LDK-së në nivel lokal.

Të hënën në “Politiko”, Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti po synon të shfrytëzojë situata të tilla për përfitime politike.

“Kurti po ‘targeton’ dhe po i maksimalizon situatat e tilla. Ne e kemi cilësuar si rast të izoluar jo në koordinim me ne jo në bashkëpunim me ne dhe jo me pëlqimin e Abdixhikut.” ka deklaruar Haziri.

Ai ka theksuar se LDK mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit politik dhe bashkëpunimit institucional në nivel lokal, duke nënvizuar se “politikat manipuluese nuk i shërbejnë qytetarëve, por vetëm interesave të ngushta partiake.” /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.