Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Haziri prezanton shtyllat kryesore të LDK-së: Stabilitet, ekonomi dhe menaxhimi i krizave

Gazeta10
23 December 2025 - 20:54

Lutfi Haziri, përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur rreth planit të partisë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar sfidat dhe prioritetet e LDK-së.

Ai vuri në dukje se në dy tentativa të mëparshme, VV nuk arriti të krijojë qeverinë dhe se, pa dashje, u desh të rikthehej tek sovrani. “Problemet që janë grumbulluar gjatë krizës që nga shkurtit deri tash nuk mund të injorohen,” tha Haziri.

LDK-ja ka ndërtuar një program gjithëpërfshirës, ku janë listuar problemet sistemore në 23 sektorë. Programi është ndarë në shtylla kryesore:

Stabilitet institucional – për të siguruar zgjedhjen e qeverisë dhe të presidentit.

Ekonomia – përmirësimi i investimeve dhe menaxhimi i situatës ekonomike.

Garantimi i sanimit të krizave – për të adresuar dhe zgjidhur krizave të grumbulluara.

Haziri gjithashtu theksoi bashkëpunimin me Lumir Abdixhikun dhe menaxhimin e investimeve për të përfituar grupmosha të ndryshme, duke synuar zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të mirëqenies.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.