
Komentatori politik, Blerim Gashi ishte i ftuar i sotëm në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, i cili komentoi ngjarjet e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Gjykatës Kushtetuese, e poashtu edhe mbledhjen partiake të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gashi tha ishte e pritshme që Albin Kurti të nominohej për Kryeministër nga partia e tij.
Ndërsa për “përplasjet” mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Gjykatës Kushtetuese, Gashi duket se i del për krah Albin Kurtit. Gashi tha se përplasjet apo sulmet verbale mes LVV-së dhe Gjykatës, nuk i konsideron si sulme, vetëm si një qëndrim shumë kritik i tyre./Gazeta10