
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Ilir Ferati u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.
Ferati fitoi edhe një mandat në komunën e Istogut, ku mori 58,78% të votave apo 10,058 vota nga qytetarët, shkruan Gazeta 10.
Ai la mbrapa me pak vota, Partinë Demoktratike të Kosovës me 22,11% të votave dhe Lëvizjen Vetëvendosje me 13,53% të votave.
Ferati tha se formula e këtyre rezultateve në Istog është se, Istogu po vazhdon paktin e mirëbesimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se është bastion i kuptimit të mirëbesimit të punëve të tij që qytetari i ka bërë për Istogun dhe LDK-ja i ka kthyer në mirënohje dhe respekt për punët e tij.
Ai tha se për energjinë që është treguar gjatë fushatës, është pa që fitorja është e sigurtë.
Gjithashtu Ferati theksoi se punët e mira në Istog dhe respekti nga qytetarët, e kanë dhënë këtë rezultat për Lidhjen Demokratike të Kosovës./Gazeta10
Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje nga Ferati: